/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë raportuar për tri raste të armbajteve pa leje të regjistruara nëppër komunat e Rajonit të Gjilanit. Sipas policisë, në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani”, njësitë policore duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kanë bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, 2 karikatorë të zbrazët, 25 copë fishekë dhe 9 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në rastin tjetër, në fshati Manishincë të Novobërdës, i dyshuari mashkull serb ka raportuar se posedon armë. Njësiti policor në shtëpinë e tij ka konfiskuar një pushkë automatike AK-47 me 15 fishekë të kalibrit 7.62mm. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa n ëalgjen Malësia, në Kamenicë, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë M-48 dhe një revole CZ. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
fotoilustrim