Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, mori vendimin që fillimi i mbledhjes së premiumeve për Sigurime Shëndetësore, të fillojë më 1 janar 2017. Ky vendim i Qeverisë vie pas kërkesës së bërë ditë më parë nga Këshilli Përgatitor për Themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, i cili kishte kërkuar që Qeveria të miratojë fillimin e mbledhjes së premiumeve, që është i përcaktuar në Ligjin nr. 04-L-249 për Sigurime Shëndetësore, pas plotësimit të parakushteve për zbatimin e sigurimit shëndetësor të obligueshëm.