/2L ONLINE/ – Në kuadër të numrit të madh të veglave e mjeteve të punës e të bujqësisë që kanë përdorur të parët tanë, është edhe qerrja e drurit me katër rrotë. Kjo qerre ka shërbyer për bartjen e sanës, kashtës, drurëve, drithit, miellit e gjithçka tjetër që është ngarkuar në të, gjithçka që bartet. Qerren e kanë tërhequr, zakonisht gjedhët, sikurse edhe lopët, buajt, kuajt etj.
Këtë qerre, për muzeun Rajonal të Gjilanit e ka dhuruar Ramadan Baxhuku nga fshati Muhoc, më 04. 08. 2016. I tëri është prej druri të ahut dhe bungut, përveç rrathëve të rrotave që janë prej metali.
Siç na rrëfen Ramadani, kjo qerre është punuar me dorë nga paraardhesit e tij aty rreth viteve 1936- 40. Përndryshe, Ramadan Baxhuku është koleksionues i vlerave të trashëgimisë shqiptare, dhe në shtëpinë e tij në fshatin Muhoc ka grumbulluar një numër të caktuar të këtyre vlerave. /2L ONLINE/