Sipas një studimi të kohëve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti. Ndërsa tek gratë që konsumojnë çdo ditë një lugë vaj kikiriku rreziku ulet me 20 për qind.
Përveç yndyrës së mirë, arrat përmbajnë edhe vitamina të shumta, minerale dhe fibra.
Shkencëtarët e universitetit të Harvard në Boston përfshinë në një studim rreth 83 mijë gra të moshave nga 34 deri në 59 vjeç. Pasi kanë analizuar të gjitha të dhënat, ata vunë re se arrat dhe vaji i kikirikut ulin riskun e prekjes nga diabeti i trupit 2.