(2LONLINE) – Në kuadër të aktiviteteve kulturore që po zhvillohen në Manifestimin Flakadani i Karadakut, në program kanë qenë EDHE garat regjionale të recituesve, ku morën pjesë nxënësit e shkollave të mesme të komunave Kaçanik, Dardanë, Preshevë dhe Viti.
Në emër të institucioneve komunale, përfaqësuesit e shkollave pjesëmarrëse I përshëndeti drejtori I Drejtorisë për Arsim në Viti Qahil Sinani, I cili theksoi se vetë fjala Flakada i Karadakut ka një përfshirje të gjerë gjeografike, prandaj edhe pjesëmarrja e shkollave në këtë ngjarje ka përfshirë një regjion të tërë.
Juria e përbërë nga profesorët e shkollave pjesëmarrëse në këtë garë, kanë përzgjedhur edhe tri recitimet më të mira. Fitues I vendit të parë të garave të recituesve Flakadani I Karadakut 2014 u zgjodh Qëndresë Rashiti, nxënëse e Gjimnazit Ismajl Qemajli nga Dardana, vendi I dytë Elbasan Sahiti nga shkolla teknike nga Presheva dhe vendi I tretë Lejla Leci po ashtu nga Dardana.
Kryetarja e jurisë profesoresha Hidajete Haliti ka vlerësuar garën e sivjetme si një ngjarje shumë të rëndësishme, që vërehej nnjë interesim I nxënësve për recitim dhe konkurrencë mes tyre që dëshmon se ky aktivitet po ecën mbarë në përfshirjen e qyteteve të kësaj ane.
“Ne kemi vlerësuar në mënyrë unanime që të katër anëtarët e jurisë, andaj për të tria çmimet besojmë se kemi ndarë atyre që janë meritor. Për organizimet e ardhshme, mendoj se organizatori duhet të përcaktoj një kriterium që do të ndikonte në rritjen e cilësisë së recitimeve dhe përzgjedhjen e poezive”, tha profesoresha Haliti.
Këshilli organizativ i manifestimit Flakadani i Karadakut 2014, ka ndarë mirënjohje edhe për gjitha shkollat pjesëmarrëse në këtë garë. /2lonline/