Gjilan – (2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa ka pritur në një takim pune Sadulla Yilmaz, drejtor i Qendrës Kulturore të shtetit Turk “Yunus Emre”, të cilët i ka informuar për kushtet të cilat Komuna e Gjilanit ka dhe mundësit e barabarta që kanë komunitetet në këtë qytet.
Me këtë rast Yilmaz, tha se pas kërkesave të shumta që kanë ardhur nga komuniteti turk dhe të tjerë që edhe në Gjilan të hapet një njësi e qendrës “Yunus Emre”, ne kemi ardhur këtu që të marrim edhe konfirmimin tuaj, por edhe po kërkojmë ndihmën e Komunës për një hapësirë të mjaftueshme për ta ushtruar këtë veprimtari. Ai tha se deri më tani i kemi 600 nxënës – të rinj që janë duke e ndjekur kursin e vizatimit që transmetohet profesionalisht nga profesor prej shtetit të Turqisë. Ai tha se qendra e cila do të hapet, ateliea, do të jetë e pavarur nga shoqatat turke pra do të jetë nën ombrellën e “Yunus Emre” që është qendër shtetërore turke dhe shërbimet ofrohen që të gjitha falas, duke përfshirë edhe elementet harxhuese, ndërsa Komunës i mbetet vetëm caktimi i një hapësire të mjaftueshme që nuk është e nevojshme ndonjë hapësirë e madhe.
Mustafa, ka mirëpritur këtë interesim dhe ka përshëndetur afrimin e këtyre shërbimeve profesionale falas për të rinjtë gjilanas. Ai tha se Komuna në momentin më të shpejt do ta caktoj hapësirën se ku do të mund të vepronte kjo njësi e qendrës “Yunus Emre”. Kryetari tha se më e mira e së mirës do të ishte që këto shërbime të jepen në shkollën e arteve, porse atje është larg nga qendra, atëherë do të gjendet mundësia brenda qytetit.
Ndryshe, në këtë qendër do të ofroj shërbimet profesionale njëri nga dy profesorët e ardhur nga Turqia. Ndërsa, në këtë qendër pos artit të vizatimit, do të organizohen edhe kurse në gjuhën turke, kurse për instrumente etj. Deri më tani në qendrën “Yunus Emre”, në Prishtinë kërkesë për hapjen e kësaj njësie kanë bërë rreth 90 të rinj, të interesuar për këto teknika të ndërlikuara të vizatimit. /2lonline/