…Dhe rri mbledhur
si hark mbi shtratin pupël
duke pritur syçel agimet që vijnë
me puthje në sy
duke hapëruar stinëve
të skenuara ëndrrave.
…Dhe rri strukur ashtu gjatë
si një pemë e degëzuar
hijet e saja të shtrira mbi liqe
kur fëshkëllejnë rrathët e valëve
si mjellmë e bardhë pogradecare shtrihem
që pret të puthet brisht në breg
ç’mund të jet kjo diellosje
që m’i zgjon sytë me puthje.
Sot
prap nesër
udhëtar të ditëve tona
puthjet në agim
shtrënguar krahërorit
muzgun sylodhur nga gjumi
e diellin e agut e shohim me sy.
Linditë RAMUSHI DUSHKU