(2L ONLINE) – Ne të gjithë tashmë e dimë se nga Kosova nuk po ikin vetëm të varfëritë që po kërkojnë bukën e gojës por edhe të tjerë,që nuk e kanë atë hall. Megjithëse këta të fundit janë më pakicë! Dhe çuditet dikush pse po ikin edhe ata që, me vete paskan marrë nji pasuri të tërë dhe enden udhëve të BudaPestit (Hungari).E kanë thanë se paraja nuk ashtë gjithçka dhe si e tillë nuk sjell vetvetiu lumturinë.
Përveç faktit që shoqëria Kosovare është e degraduar deri në atë masë sa një masë e tërë populli gjendet në depresion të thellë! Dhe kjo si pasojë e traumave kolektive,të trashëguara e të përjetuara që nga epokat më të errëta e deri në ditët e sotme, ku po përjetojmë të gjithë ne, ditët gri pa dritë.
A nuk kishte nji kohë kurë kohë e pa kohë nëpër mediumet e atëhershme dëgjoje refrenin irredentizmi-separatizmi derisa njerëzia filluan të mos shohin as televizor. Sepse gjatë vitesh kjo propagandë ish ba e pa durueshme dhe diçka që bënte presion edhe mbi vet për të qenë dikushi jashtë asaj çfarë predikonte shteti dhe pushteti fashist kinse komunist i Serbisë-Jugosllavisë. Jo që nuk kishte qëndresë popullore,herë herë edhe bukur masive,por jo mjaftueshëm.
A nuk ishin shqiptarët që u shpërngulën masivisht për Turqi pas luftës së dytë botërore. Shumë nga ta nga dhuna permanente e pa durueshme Rankoviço-Titiste por e dhe të tillë që ma lehtë u dukej të iknin se të ballafaqohen me dhunën serbe. ku janë heronjtë e shumtë të asaj kohe, përveç rasteve të ndritshme që njeh historia!A nuk përfundoi qëndresa menjëherë pas lufte nga tradhtia e madhe dhe a nuk u bënë edhe prijësit e rezistencës, kryetarë komunash, e katundesh në kundër shpërblim për bindjen ndaj shtetit!?
Dhe që nga atëherë e ma vonë filloi të krijohej miti tek shqiptarët e Kosovës e ma gjerë se Jugo-sllavia ashtë diçka e madhe dhe e pa thyeshme! E cili mit ndoshta akoma përbënë nji pjesë të mendimit tonë ndaj Serbisë.
Thyerja shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut dhe vasaliteti i pa kusht ndaj perandorisë Otomane i mësoi ata se jeta vazhdon edhe nëse bahesh si pushtuesi,biles mund të kesh edhe beneficione nga ajo!u trashëgua edhe karshi pushtuesve të tjerë. A nuk thoshin edhe mu ata që kishin marrë obligimin mbi vete ta udhëheqin këtë popull,duroni duroni sa të mundeni se nuk bënë me u kapë me shtetin se do e pësoni keq!A nuk më thoshin fëmijët tjerë kur ishim të vegjël në atë kohen e mareshalit se ”me juve nuk banë me nejtë se ju jeni belaxhinj se ju po përlaheni me shtetin”, A nuk po del se nji përqindje e madhe e njerëzve tanë kanë qenë bashkëpunues të pushtetit të atëhershëm. Me zor me qef, aktiv , pasiv!
Dhe të tëra këto elemente, e që sigurisht nuk janë të tërat të numëruara, ia kanë tredhë trurin njeriut tonë, (më ndjeni për shprehjen) dhe ky njeri edhe kur ashtë në de-presionin më të madh në jetë nga mos funksionimi i asgjëje prej gjëje që bënë shtetin si dhe i tunduar e sulmuar nga të gjitha anët nga lloj-lloj presioni psikologjik, dogmatik e fashist, e i gjendur në udhëkryq më përpara e vendosë me marrë udhë e me arrit diku në ato vende ku ka dinjitet se sa të ngrejë kokën e të bëjë revolucionin.
Do me thënë, ay ashtë i mësuar që pushtetin e kujtdo çoftë ay nuk duhet me prishë. Duhet me shuejt e nëse nuk mundesh me heshtë duhesh me ikë. Por, pushteti nuk preket. A nuk po e shihni se edhe këta pushtetarët e tanë të sotëm e dinin këtë. Kur dolën në konferencë për shtyp pas protestave të fundit popullore, kur thoshin se ata po donë me marrë pushtetin! Të gjitha pushtetet që nuk janë në shërbim të popullit dhe shuajnë ëndrrën e tij duhet largu sepse edhe nëse i kanë votat, në atë moment që ndalojnë së shërbyeri atij që i ka dhanë votën ay nuk ashtë më legjitim.
/Xhelil ARIFI/