Kamenicë – (2LONLINE) – Në kuadër të projektit të financuar nga Departamenti për Demokratizim i OSBE-së – “Forcimin e përgjegjësisë dhe transparencës së komunave në Kosovë”, të hënën mbajti punëtorinë e dytë mbi këmbimin e praktikave për buxhetimin gjinor.
Në punëtori morën pjesë drejtorët komunalë, përfaqësues të departamenteve, zyrtar komunal për barazi gjinore, zyrtari Kryesor Financiar, zyra komunale për informim dhe nëpunës tjerë komunalë, konsulent i OSBE-së për buxhetimin gjinor, si dhe anëtari kryesor për çështje gjinore e OSBE-së nga Gjilani dhe anëtarët komunal të OSBE-së në Kamenicë.
Qëllimi i punëtorisë ishte diskutimi dhe angazhimet që janë bërë nga autoritetet komunale më 12 shtator në buxhetimin gjinor.
Temat kryesore të diskutimit ishin krijimi i bazës së të dhënave komunale në buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, buxhetimit gjinor si pjesë e procesit të zhvillimit të buxhetit komunal, buxhetimi me pjesëmarrje me fokus të veçantë ndaj grave dhe pjesëmarrja e të rinjve dhe bashkëpunimi i organizatave të shoqërisë civile me autoritetet komunale për çështje gjinore. Punëtoria u përmbyll me rekomandime për autoritetet komunale në përfshirjen e grave dhe të rinjve në buxhetimin me pjesëmarrje, duke e bërë analizën e projekteve për investime kapitale në lidhje me buxhetimin gjinor, buxhetimi gjinor të bëhet pjesë e pandashme e politikës institucionale, krijimi i bazës së të dhënave komunale mbi buxhetimin gjinor dhe zbatimi i praktikave më të mira të fituara përmes shkëmbimit të këtyre praktikave.
Të pranishmit, falënderuan përfaqësuesit e OSBE-së, për mbështetjen e vazhdueshme që po i bëhet komunës së Kamenicës. /2lonline/