Novobërdë – (2LONLINE) – Ne kuadër te projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes ne qeverisje, buxhet dhe qasjes ne informata publike dhe dokumente”, është mbajtur punëtoria ne Novobërdë , me temën përgatitja e planit të punës për vitin 2014 për komitet konsultative.
Në komunën e Novobërdës janë formuar Komiteti për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale, Kulturë, Rini dhe Sport dhe komiteti për Shërbime Publike dhe Zhvillim Ekonomik.
Në hapje të trajnimit, moderatori Amir Jakupi i njoftoi anëtarët e Komiteteve Konsultative të themeluara në komunën e Novobërdës, se ky seminar trajnimin synon të përgatis një plan pune për komitetet konsultative në lidhje me rritjet e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje dhe për të rritur transparencën e autoriteteve komunale dhe organizatave të shoqërisë civile. Jakupi inkurajoi pjesëmarrësit që të dalin me rekomandime për planet e punës së komisioneve konsultative. Ai theksoi edhe njëherë se në fokus të veçantë të kësaj punëtorie do të jetë përgatitja e planeve të punës për komitetet konsultative, duke forcuar pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje.
Anëtarët e komitetit për Arsim, Shëndetësi,Mirëqenie Sociale, Kulturë, Rini dhe Sport, tha se themelimi i këtij komiteti ka qenë sa i nevojshëm, aq i domosdoshëm për komunën e Novobërdës. Sipas saj, gjendja e rëndë në sferën e shëndetësisë, numri i madh i personave të moshuar e pa përkujdesje, ka qenë një arsye më shumë për themelimin e këtij komiteti, i cili sipas saj, do të angazhohet që organet komunale përkatëse të jenë më të vëmendshëm ndaj këtyre kategorive.
Përmirësimi i shërbimeve publike, mbështetja e bizneseve, shtimi i subvencioneve për bujqit, që të gjitha këto do të jenë kërkesa ndaj organeve përgjegjëse, thanë anëtarët e Komitetit për Shërbime Publike dhe Zhvillim Ekonomik.
Ne fund të tryezës dolën Propozime për planin e punës për Komitetin për Shërbime Publike dhe Zhvillim Ekonomike,si dhe Propozime për planin Komitetit për Arsim, Shëndetësi, Kulturë, Rini, Sport. Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes ne qeverisje, buxhet dhe qasjes ne informata publike dhe dokumente”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet Fondacioni për Shoqëri te Hapur – KFOS. /2LONLINE/