Komuna e Gjilanit inicion hartimin e rregullores komunale për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët
Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “NetworkofPeaceMovement” (NOPM) si pjesë të projektit “Mbështetja e komunës së Gjilanit për të zhvilluar planin komunal tre vjeçar të veprimit në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve” që përkrahet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë”, të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë ka organizuar punëtorin për hartimin e rregullores komunal për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët ne komunën e Gjilanit.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të diskutohet, harmonizohet dhe të hartohet draft-propozimi i parë i rregullores në fjalë duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi. Në përbërje të grupit punues kanë qenë drejtori i departamentit të shëndetësisë dhe shërbimeve sociale, zyrtarë ligjore, zyrtarë për të drejta të njeriut, udhëheqës të shërbimeve sociale, koordinatori për të drejta te njeriut si dhe përfaqësues te organizatave te shoqërisë civile qe merren me mbrojtjen dhe te drejta e fëmijëve.
Grupi punues i përbërë nga dhjetë (10) anëtarë, ofruan diskutime dhe propozime në raport me rregulloren në fjalë, duke punuar përmes projektorit, ku u diskutuan dispozitat ligjore si dhe secili nen veç e veç të rregullores me qëllim te plotësimit dhe harmonizimit të rregullores me legjislacioni primar dhe sekondar.
Si rezultat i punës së përbashkët gjatë këtij takimi anëtarët e grupit kanë dalë me draftin e parë-final të kësaj rregulloreje që do të procedohet më tutje te zyra ligjore për interpretim dhe komentim ligjor(komitet për politike dhe financa për shqyrtim, votim në parim (lexim te parë) në kuvend, debat publik, komitet për politike dhe financa dhe përfundimisht në miratim final në Kuvendin Komunal).
Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.
Pas diskutimeve të frytshme në mes të pjesëmarrësve, në fund të takimit u nxorën rekomandimet, si dhe është bere vlerësimi i punëtorisë duke vendosur për hapat e ardhshëm.
Ky projekt përkrahet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë”, të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë