(2L ONLINE) – Mekanizmi Koordinues Kundër Dhunës në Familje, në Gjilan vazhdoi me punëtorinë nga viti i kaluar me temën “Komunikimi për Zhvillim” me OJQ “PEN” si partner implementues i UNICEF-it, që është pjesë e Programit të Përbashkët kundër dhunës në familje i agjencioneve të UNKT-ës e që po zbatohet në Gjilan gjatë tre viteve.
Në këtë punëtori anëtarët e Mekanizmit Koordinues hartuan prioritetet lidhur me komunikimin për dy vitet e ardhshme 2015 dhe 2016, prioritete këto që burojnë nga strategjia komunale kundër dhunës në familje për periudhën 2013-2018.
Vlen të theksohet se komuna e Gjilanit këtyre ditëve po shënon hapa konkret për implementimin e kësaj strategjie. Pak ditë më parë kryetari i komunës z. Lutfi Haziri ka nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi me UN Women për bashkë – financimin e aktiviteteve për vitin 2015, e po ashtu komuna ka shpreh gatishmërinë që në mënyrë konkrete ta ndihmoj edhe strehimoren “Liria”, e cila i jep ndihmë direke personave të prekur nga dhuna në familje. /2L ONLINE/