/2L ONLINE/ – Në kuadër të projektit “ Promovimi i Kodit te Etikës dhe përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës ne Kamenicë” të financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës në Prishtinë dhe të zbatuar nga OJQ NetworkofPeaceMovement/Rrjeti i Lëvizjes Paqësore(NOPM)ka organizuar një punëtori mbi etiken dhe llogaridhënien për organet e legjislativit .
Në këtë punëtori kanë marrë pjese: anëtarët e kuvendit komunal , anëtarët e komiteteve konsultative ,shefi i zyrës se informimit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile , si dhe përfaqësues te mediave lokale.
Fjalën hyrëse te kësaj punëtorie e ka bere projekt menaxherja Besime Tusha e cila ne fillim ka shpjegua ne pika te shkurta ecurinë e projektit si dhe për rendësin, qëllimet e kësaj punëtorie qe ka te beje kryesisht me prezantim i draft kodit të etikës për të zgjedhurit e popullit si dhe me prezantim mbi etiken dhe transparencën ne administratën komunale si dhe obligimet e legjislativit ndaj llogaridhënies.
Qëllimi i kësaj tryeze është të rrisë vetëdijen e publikut, fuqizimin e etikës publike dhe llogaridhënies në nivel lokal si dhe të theksoj rolin dhe përgjegjësit e komunës që të jetë transparente, për informacione te qasshme për publikun, vendim-marrje komunale transparente dhe te përgjegjshme për trupat e legjislativit.
Pas prezantimit shumica e pjesëmarrësve kane diskutuar lidhur me draft kodin e etikes qe ka te beje me te zgjedhurit si dhe kanë shprehur mendimet sa i përket këtij drafti i cili i ka munguar kuvendit komunal dhe pas përfundimit te hartimit te draft kodit te etikes këshilltaret e kuvendit komunal kanëthëne se do te debatojnë edhe në kuvend po sa te futet ne rend dite dhe do te votohet nga ana e tyre.
Në fund te punëtorisë është bere identifikimi i sfidave si dhe janë nxjerrë rekomandimet qe kane te bëjnë me kodin e etikës dhe llogaridhënies tek legjislativi .
Ky projekt “Promovimi i kodit të etikës dhe rritja e llogaridhënies dhe transparencës në Kamenicë” është mbështetur dhe financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë /2L ONLINE/