/2L ONLINE/ – Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal, në Drejtorinë Rajonale të Policisë – Gjilan, në bazë të deklaratës së ankuesit, ka bërë të ditur se në rrugën “Skënderbeu” në Kamenicë, një punëtor i Kompanisë “EcoHigjiena”, është rrahur nga një i dyshuar.
Azizi ka thënë se ankuesi, punëtor i kompanisë publike EcoHigjiena, ka raportuar se përderisa ishte në vendin e punës duke mbledhur mbeturina, i dyshuari e ka goditur me grushta në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore ku posedon raportin mjekësor.
Azizi ka shtuar tutje se po ashtu edhe i dyshuari kishte kërkuar ndihmë mjekësore ku posedon raportin mjekësor. Në konsultim me prokurorin, rasti procedohet në gjykatë në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
fotoilustruese