(2LONLINE) – Me rastin e 30 vjetorit të rënies heroike të Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës , në objektin e vjetër të shkollës së mesme Gjimnazi ”Zenel Hajdini” në Gjilan u promovua Monografia Rexhep Malaj- zjarr lufte që nuk shuhet, i autorit Agim Sylejmani.
Libri ndahet në kapituj, me përmbajtje të veçanta faktografike dhe trajton procesin e jetës përgjatë viteve sa jetoi heroi Rexhep Malaj mbështetur në kapacitetet njerëzore. Vetë autori i këtij libri Agim Sylejmani tha se është bërë traditë që ditët e janarit për vite të përkujtohen , prandaj jo thjesht sot bëhet ky promovim libri , për të kujtuar hapat e kësaj figure të shquar. Sylejmani shtoi se kemi pritur që shumë sheshe e institucione të kenë emrin e këtij heroi kombëtar, mirëpo kjo fatkeqësisht nuk ndodhi.
“Me të vërtetë është bërë traditë që janarët e Janarit për vite të përkujtohen , prandaj jo thjesht sot promovohet ky libër për heroin tone Rexhep Malaj. Kemi pritur që sado pak sheshet apo institucionet shkollore të marrin këtë emër por kjo nuk ndodhi”, tha Sylejmani.
Raif Gashi ish i dënuar politik , ka folur për autorin dhe librin në fjalë , nuk ndër të tjerash ai potencoi se vetë Agim Sylejmani si autor i librit ishte pjesëtar i atij zjarri që kurrë nuk u shua , përderisa Rexhep Malën ai e quajti vigan i revolucionit të Kosovës.
“Në këtë zjarr që nuk u shua kurrë , bënte pjesë edhe autori i librit në fjalë Agim Sylejmani ku derisa ishte mbajtje të dënimit nëpër burgje të ndryshme të ish Jugosllavisë, ku pati fatin që pjesën më të madhe të kalojë bashkë me njërën nga figurat e rëndësishme të organizimit të luftës çlirimtare në Kosovë Rexhep Malaj. Rexhepi është vigan i revolucionit të Kosovës”, tha Gashi
Të shumtë ishin miqtë dhe dashamirët, të cilët kishin ardhur për të nderuar autorin e librit, por edhe punën e tij .Libri karakterizohet me shumë argumente pamore, fotografi dhe lista konkrete të sakrificës së përgjithshme njerëzore për çlirimin e Kosovës të heroit Rexhep Malaj.
Ndryshe Agim Sylejmani rrjedh nga fshati Përlepnicë ,por u lind më 18 tetor 1956 në fshatin Zhegër të Gjilanit. Monografia Rexhep Malaj- zjarr lufte që nuk shuhet është libri i tij i dytë dhe botohet me rastin e 30 vjetorit të rënies heroike të Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës më 12 janar 1984. /Edona Jerliu/
Foto: FOTO FARI