Rreth një muaj e gjysmë pasi u arrestua me armë pa leje që dyshohet se barte në veturën me të cilën udhëtonte, atij iu ngrit aktakuza.
Prokuroria Themelore në Pejë ngriti të hënën aktakuzë ndaj Guxim Grabovcit, djalit të Adem Grabovcit, shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës. Grabovci akuzohet për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Ngritjen e aktakuzës ndaj Guxim Grabovcit e konfirmoi të hënën për Tribunën, prokurori Haxhi Sinanaj.
Aktakuza ndaj Guxim Grabovcit zyrtarisht është ngritur të hënën rreth orës 15 dhe e njëjta iu përcoll Gjykatës Themelore në Pejë. /Tribuna/