Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se një (1) person i dyshuar ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Dhuna në familje‘’ dhe ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Tentim vrasje’’. /2LONLNE/