Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Një (1) person është ndaluar me dyshimin e veprave penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’, një (1) person për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe dy (2) persona për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’. /2LONLINE.com/