Prokuroria e Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës, do të garantojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 8 qershor. Koordinatorja për zgjedhje Laura Pula, apelon që më 8 qershor, çdo qytetar i cili vëren keqpërdorim të votës, të adresojë çështjen në Policinë e Kosovës dhe në Prokurorinë e Shtetit.
Pula në një konferencë për media tha se Prokuroria e shtetit do të mbulojë me prokurorë dhe staf mbështetës të gjitha komunat që nga faza parazgjedhore, faza e votimit e deri tek numërimi i votave.
Kurse, zëvendës Ddejtori i përgjithshëm i Policisë, Naim Rexha, ka deklaruar se në kuadër të planit operativ, Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 8 qershorit. Ai tha se plani operativ i policisë është njëjtë i detajuar edhe për pjesën veriore të vendit.