(2L ONLINE) – Në vend të reagimit ndaj kritikave të pabaza nga qarqet opozitare në Gjilan, Komuna e Gjilanit sqaron qytetarët se projekti i varrezave të dëshmorëve është në hetime dhe për këtë arsye nuk ka mundur të përfundohet në vitin e kaluar, pavarësisht vullnetit për ta bërë këtë për të respektuar e nderuar gjakun e derdhur të dëshmorëve për liri të vendit, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra për informim e komunës.
“Gjendjen e degraduar të varrezave të dëshmorëve ne e kemi gjetur dhe për hir të informimit të drejt të opinionit Komuna konfirmon se është bërë prerja buxhetore për këtë projekt dhe për hir të respektit ndaj dëshmorëve dhe heronjve, varrezat e dëshmorëve do rregullohen përfundimisht.Në verën që po vije ky projekt do të përfundohet dhe këtë do ta bëjmë për të gjallët, për gjeneratat që shkojnë tek varrezat e dëshmorëve, që gjunjëzohen para veprave të mëdha të dëshmorëve”, përfundon komunikata e Zyrës për Informim re komunës së Gjilanit. /2L ONLINE/