(2LONLINE) – Ansambli i këngëve dhe valleve turko-shqiptar “Nakem”nga Bursa e Turqisë që po qëndron këto ditë në komunën e Vitisë në kuadër të Manifestimit Flakadani I Karadakut, ka shfaqur koncerte nëpër disa fshatra të komunës së Vitisë ku janë mirëpritur edhe nga banorët.
Ata fillimisht janë pritur nga Ansambli nikoqir i Vitisë “Kemajl Azizi”, për të vazhduar më pas në në natën e dytë në fshatin Skifteraj ku u dha një koncert me këngë dhe valle.
Interesimi I banorëve të fshatit që kishin dalur për ti shprehur mirëseardhje ishte tejet I madh, ndërkaq u shtrua edhe një darkë me ushqime tradicionale shqiptare në ambientet e shkollës. Ansambli nga Bursa, natën e tretë shfaqi një koncert para banorëve të Pozheranit, ndërsa një natë më vonë edhe në Sadovinë, ku poashtu organizuar nga këshilli i fshatit në bashkëpunim me banorët dhe drejtoreshën për Kulturë në Viti Kaltrina Sylejmani, u shfaq një koncert dhe u shtrua darkë për mysafirët. Hysein Oskan kryetar I këtij Ansambli, ka shprehur falënderim për mikpritjen që i është organizuar nëpër lokalitetet e Vitisë dhe njiherit ka falënderuar organizatorët për ftesën që po i bëjnë në festivalin e Flakadanit.
“Ai është shprehur se ndihet shumë I nderuar që është pjesmarrës i një evenimenti kaq të rëndësishëm që I kushtohet veprës së komandant Mjekrës. Anëtarët e Ansamblit “Nakem” që kanë prejardhje shqiptare, sot do të shfaqin një koncert në Drobesh në orët e paradites, ndërkaq nesër në natën finale do të jenë në program të Festivalit Flakadani i Karadakut 2014. /2lonline/