(2L ONLINE) – Agim Shkodra, drejtor në Drejtorinë e Arsimit, në Kamenicë, procesi edukativo arsimor në këtë komunë , zhvillohet në 27 institucione arsimore, prej tyre 17 shkolla fillore të mesme e të ulëta, dy të mesme të larta me mësim në gjuhën shqipe, ndërsa në tri shkolla fillore edhe në dy të mesme mësimi zhvillohet në gjuhën serbe
Në kuadër të këtij sistemi janë, konvikti për shkolla të mesme, edhe dy çerdhe për fëmijë, njëra për fëmijët shqiptarë dhe tjetra për ata serbë. Procesi mësimor realizohet në 40 objekte, me 378 paralele në gjuhën shqipe edhe 72 në gjuhen serbe. Në 10 shkolla punohet në dy ndërrime, ndërsa në tjerat vetëm në një ndërrim.
Shkodra, po ashtu përmendi edhe funksionimin e tri shkollave me nga një nxënës, e disa tjera me nga dy nxënës në viset malore. Numri i përgjithshëm i nxënëseve në të gjitha nivelet e arsimit në komunën së kamenicës është, 6070, ndërsa për mbarëvajtjen e sistemit arsimor janë të angazhuar gjithsejtë 650 mësimdhënës, prej tyre 536 shqiptar dhe 114 serb.
Shkollat, gati i kanë plotësuara nevojat me kuadro, mirëpo ende ka nevojë për këto lëndë mësimore: matematikë për shkollat e mesme të larta, fizikë dhe kulturë muzikore për dy nivelet. Shqetësuese për drejtorin ishte rënia e numrit të nxënësve që ka shkaktuar edhe zvogëlimin e orëve mësimore, kështu që janë duke u rrezikuar disa norma të arsimtarëve.
Drejtoria e Arsimit, në bashkëpunim me drejtorët e shkollave, me kohë i ka bërë përgatitjet për fillimin e gjysmë vjetori të dytë, njëherit presin një sukses më të mirë në gjitha nivelet në gjysmë vjetorin e dytë 2014/2015.
Suksesi më i lartë është arritur në arsimin fillor, prej kl.I- V, ku suksesi pozitiv i shprehur në përqindje arrin, 96.61% ,ndërsa në arsimin e mesëm të ulët prej kl ,VI-IX ,suksesi pozitiv arrin në 82.7%, ndërsa në arsimin e mesëm të lartë, X-XII në fund të gjysmë vjetorit ishte 52.91%.
Vala e migrimeve ilegale jashtë vendit i ka goditur edhe shkollat e komunës sonë, ku mbi 60 nxënës nga gjitha nivelet e kanë ndërprerë vijimin e procesit arsimor. /2L ONLINE/