Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, po vazdpn me vizitat nëpër komunat e Kosovës, duke u munduar kështu të gjej mundësi për ndalimin e migrimit ilegalë. Ajo, javën që shkoi vizitoi komunën e Ferizajt dhe Vushtrrisë, ndërsa sot presidentja do të vizitoj edhe dy komuna të tjera.
Për në orën 10:30 Jahjaga, ka paralajmëruar se do të jetë në komunën e Podujevës, ku me këtë rast do të takohet me kryetarin e kësaj komune Agim Veliun. Ndërsa më vonë për në orën 13:00, ajo, ka paralajmëruar vizitë edhe në komunën e Gjilanit, ku po ashtu do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Hazirin.