(2LONLINE) – Ars Clubin “Beqir Musliu” në Gjilan, po shënon çdo herë rritën e vlera letrare të krijuesve tanë. Pse jo? Me edicioni i katërtë “Vjeshta letrare e Gjilani 2013”, ky Club letrar po i prezanton herë pas here krijuesit me veprat e tyre letrare. Kësaj here, Ars Clubi “B. Muslu” e prezantoi potretin e shkimtarit mërgimtar nga Podujeva, Shefqet Dibrani. Manfestimi kulturor në fjalë ishte një moment i këndshëm dhe tejet i adhuruar nga ardashësit e këtij qyteti e nga qytetet tjera të Republikës së Kosovës. Në edicionin e katër të këtij manifestimi “Vjeshta letrare … 2013” morën pjesë shumë krijues, poetëve e shkrimtarëve nga Kukësi (Shqipëria), Zvicra, Bujanoci, Ferizaji, Prishtina e mes tjera shqiptare. Fillimisht, Sabit Rrustemi, krijues dhe organizator, e hapi këtë edicion katërt letrar dhe tha se, ky manifestimi i sotëm dallon nga të tjerët, për faktin se, kësaj here e kemi një shkimtar nga mërgata, i cili nuk hezitoi të vijë edhe në Gjilan. Ky është Shefqet Dibrani, një krijues i madh i letrave shqipe, por njëherit, autori është një aktivist i dalluar i Lidhjes Demoraktike të Kosovës. Jo vetëm kaq. Ky njeri po e nderon Ars Clubin “Beqir Musliu” në Gjilan, por po e nderon edhe të ndjerin, Beqën, shkrimtarin e madhe e të njohur të letrave tona. Sabit Rrustemi, duke folur për portretin letrar të Shefqet Dibranit, shkrimtar e publicist, tha: ”Mërgata shqiptare, në dhjetëvjetëshat e fundit , përveç anëve materiale, Kosovës dhe përgjithësisht kulturës shqiptare po i sjell edhe të mira shpirtërore, vlera krijuese e intelektuale, të cilat, dorën në zemër, më herët, ishin bukur të rralla. Një nga këta emra, që fatmirësisht nuk janë të paktë, sot është në mesin tonë dhe “Vjeshta letrare e Gjilanit” mëton ta përpushë krijimtarinë e tij letrare, pa pretendime për ta shteruar apo thënë fjalën e fundit. Por, për ta aktualizuar si emër, si vlerë dhe si veprimtari bukur voluminoze. Shefqet Dibrani, protagonist i radhës i veprimtarive tona letrare në Gjilan, jeton dhe vepron në Zvicër, gjegjësisht në Sent Gallen nga viti 1984 e këndej, deri në ditët e sotshme, shtoi Sabiti. Por kur foli për fillet e jetës së autorit, ai tha se, Shefqet Dibrani lind para pesëdhjetetre vitesh, në Gërdoc të Podujevës, më 3 gusht 1960 -të. Aty kreu shkollën fillore si dhe në Batllavë. Më pas, shkollimin e mesëm në Kastriot, ndërsa atë të lartin në Gjakovë. Pas dhjetë vitesh mërgimi, në botën letrare troket më 1994, përmes vëllimit poetik “Larg pikon hëna”, i cili pasohet pas dy vitesh ( 1996 ) me vëllimin tjetër poetik “Pse e urrej Kadarenë”…, ndërsa pas dy vite më pas, më 1998 vjen me “Ditar mërgimi”. Dhe, në vitin 2000, edhe me “Strehët e gjakut”. Ku pas një pauze shtatëvjeçare, pauzë kjo që ka të bëjë vetë për vëllimet poetike, sjell edhe vëllimin poetik “Ëndërrr e njejtë, tokë tjetër…” sepse mes vëllimit të katërt dhe të pestë ishte i zënë me një projekt shumë serioz letrar, projekt i cili me një punë shumë përkushtuese dhe profesionale rezulton u suksesshëm meqë lexuesit shqiptar i sjell “Libra dhe mbresa”, një libër mjaft voluminoz me 133 vështrime kritike për libra dhe revista, ku, me syrin e kritikut, shtjellon vepra dhe vlera të botuara anekënd trojeve shqiptare dhe andej kah jetojnë e veprojnë shqiptarët, qoftë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i ZI , Kosova Lindore e Mërgata. Po, në ndërkohë , deri te poezia e tij e zgjedhur nën titullin përmbledhës “Anatomia e brymës”. Shefqet Dibrani është emër i njohur për lexuesit shqiptarë, i cili, na vjen në vigjilje të 28 Nëntorit, ku ka rrumbullakësuar gjer më sot me 14 vepra letrare të zhanreve të ndryshme. E quajmë poet të mërgimtar, sepse ai jeton në botën e huaj, atje ku “me trup e ndjenja janë në vendin amë”. Ndërsa, Nexhat Rexha, krijues nga Dardana, tha se, ky autor na dha vepra me “pamje” të ngjarjeve me pasoja të papara të jetës së mërgimtarëve tanë. Shefqet Dibrani njihet si poet, publicist, i cili gjer më tani ka shkruar për të gjithë pikat e ndjeshme, “ku në te kemi vetëm mall, por në brendi të vargjeve poetike shkrihen ngjarjet me të gjitha ndodhitë e proceseve jetësore. Ja si duket poezias, shtonautori duke cituar poezinë e Sh. Dibranit me titull: “Ku të shkoj në buzëmbrëmjet e mia”: /Kur të kthej në buzëmbrëmjet e mia/ Udha kah më treti, vaji ku më mbeti/ Sytë mu verbuan, era shtëpinë ma treti/ në det dashuria si valë puthjen përpinë/ e shpirti im këtu sall grin”. Pra, si shtoi, N. Rexha, “poetin e përvlon malli për nënën dhe sikur e ndjen frymëmarrjen e saj në çdo hap të udhës së tij…Pasaj mungojnë miqtë e tij, me të cilët krijoi mundësi më të mira për vendin”. N. Rexha, duke u ndalë për poezinë e Shefqet Dibranit, ai thotë se, “misionet atdhetare janë humbjet më të mëdha për kohën, në të cilën ndjen e përjeton ai. Vrasjet e figurave të dalluara kombëtare krijojnë e ngjallin emocione tek secili njeri. Pra, ky shkrimtar nuk i ka lënë anash figurat atdhetare pa i përjetësuar në vargje, si: Jusuf Gërvallën, Fehmi Aganin, Enver Malokun, Agim Ramadanin, Afrim Zhitinë e Fahri Fazliun e shumë të tjerë. Andaj, “poezia e Shefqet Dibranit është e ndërtuar mbi bazën e karakterit, duke shënuar etapat kohore, të cilat gjithnjë përcaktojnë ideshmërinë motivuese kah kredoja e thellë në ngritjen e akteve morale”. Për portretin letrar të Shefqet Dibranit, foli edhe Arsim Halili, krijues nga Bujanoci. Ai në vështrimin e tij me titull “Anatomia poetike në intenerarin krijues”, tha se “Shefqet Dibrani, shkrimtar, tani më ka një begradë krijues, gjë për të cilën janë dhënë vlerësime e prezantime, të cilat shkrime dëshmojnë se ky krijues kudo që jeton dhe vepron, respekton hierarkinë e fjalës të quajtur – art. Sigurisht, si u shpreh ai, – do të mundohem të akceptoj me një sintezë kronologjike rreth asaj që ka dhënë për artin poetik ndër vite”. A. Halili, duke vështuar edhe më tutje poezinë e Sh. Dibranit, tha edhe këtë se, “Fjala poetike e tij determinon zërin e brendshëm të tij, se pesha e fjalës poetike kudo në shtegtimet e tij, drejton projeksionet ka ajo rreze e munguar gjatë kohës. Mungesa e tij në atdhe dhe atdheut i munguar, gjegjësisht liria enëpërkëmbur. Natyrisht, këto dy çëshjte nga ajo që shkruan poeti me plot elegancë, sjellë poezinë e potretizuar në varg, nëse më lejohet ta quaj të tillë, dhe poezinë meditative dhe socio-filozofike. Mjafton të citohet vargu i autorit, cili në vete ngërthen dhimbjen dhe mallin për vendlindjen, atdhenë. Diku, poeti shton: “Mërgimet janë sheqer të djegur në flakë”! Apo, si shton A. Halili, poezia e Shefqet Dibranit ka raport mërgim- atdhe, dhe vargu shton: “Kam parë mijëra fytyra mërgimtarësh/ Me rrudha e ndjersë të ftohët balli../ Sytë i tyre picërron jetën dheut të huaj”. Po kështu, në “Vjeshtën letrare…2013” doli edhe Nazmi Rrahmani, botues i librave të autorit. Ai, pos tjerash tha se, po e ndjej sot vetën shumë të relaksuar këtu ku jemi. Jemi të nderuar ne, por edhe vepra e autorit. “Unë veprën e Shefqet Dibranit e kam pasur nëpër dorë dhe, ajo është e lidhur njëra me tjetrën, e kam fjalën me poezinë dhe publicistikën. Do ta kisha preferuar Sh. Dibranit, le ta lëje jetën e tij tjetër, politikën e publicistikën, e le ti kthehet poezisë, e cila është një vepër në vete dhe shumë e thellë.” Këtë mendim e ka thënë edhe një krijues i madh, Xhek Marina. Në përgjithësi, vepra e autorit është një kaptinë më e veçantë e letërsisë, e cila lë gjurmë dhe shijohet me ëndje nga të gjithë lexuesit tanë. E, autori Shefqet Dibrani, tha se, pas këtyre fjalëve, më duket se do ta kisha vështirë të shtoj tjetër. “Do të kisha gabuar nëse nuk do të gjendesha këtu, kur po e vërej se më keni nderuar mua, por edhe veprën time. Këtë moment po e ndjej vetën të priveligjuar dhe nuk hezitova të jem këtu ne mesin tuaj të ngrohtë gjilanas. Të gjitha këto fjalë mu përkujtuan kur Gjergj Dedaj mi tha në një orë të tillë letrare dhe, unë, në vend se të flisja diçka për vetën, pas kësaj “gjendjeje”, stopova. Edhe këtu stopova me ato fjalë të bukura dhe tejet joshëse. Kjo ishte një falenderim i madh që ma keni bërë ju si gjilanas, ku në këtë qytet diplomova para disa vitesh. Ky manifestim për mua është një lloj frymëzimi për rrugë tjera në krijimtari, sepse, forcën e krijimtarisë po e ndjen e marrë nga shkrimtarët e mëdhenj që janë këtu si shtytje: Nazmi Rrahmani, Ramadan Mehmeti e disa të tjerë. Po në këtë qytet e kam njohur mirë të ndjerin, Haxhi Vokshin. Ju shpreh ngushëllime për mikun e letrave tona, shtoi në fund, Shefqet Dibrani, poet nga Podujeva, por i mërguar në botën e jashtme, në Zvicër. /Tefik Selimi/