(2LONLINE) -Netët festive në rajonin e Gjilanit kryesisht kanë kaluar të qeta me më pak raste të shënuara , kështu së paku raporton Policia në rajonin e Gjilanit. Sipas Remzi Azemi komandant i stacionit policor të rajonit të Gjilanit , data 1 dhe 2 janar të vitit të ri 2014 në përgjithësi kanë kaluar të qeta dhe të sigurta si rezultat i policëve që ishin në numër të mjaftueshëm.
“Netët festive kaluan të qeta, krejt kjo falë numrit të shtuar të policëve gjatë këtyre netëve”, tha Azemi. Përderisa ndër rastet që ja vlen të theksohen nga 31 dhjetor 2013-të deri më 3 janar 2014-të , kanë qenë një në fshatin Zhegër të Gjilanit shkaktim i rrezikut të përgjithshëm , ku nga një plumb qorr është goditur një veturë e parkuar duke i shkaktuar dëme. Përderisa pak minuta para ndërrimit të viteve në fshatin Malishevë të Gjilanit është ndezur një shtallë e bagëtive, por aty nuk ka pasur dëme të mëdha pasi që aty ka qenë i sistemuar vetëm ushqimi i kafshëve.
“Një rast kemi pas në Zhegër që nga një plumb qorr është dëmtuar një veturë e parkuar. Gjithashtu në Malishevë ka pas një zjarr që është ndezur një shtallë e bagëtive por nuk ka pasur dëme të mëdha'”. tha Azemi.
Gjithashtu më 2 janar të këtij viti është raportuar në fshatin Cernicë një rast lëndim i rëndë trupor , që si rezultat i hetimeve të policisë , njësitet policore kanë ardhur deri tek arrestimi i personit të parë për vitin 2014 në Gjilan që është ndaluar në mbajtje për 48 orë nga ana e prokurorisë themelore që dhe rasti është proceduar nga prokuroria e njëjtë.
“Njësitet e policisë gjithashtu ju kanë përgjigjur një rasti në Cernicë lëndim i rënd trupor me ç’rast është arrestuar një person i cili më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë nga prokuroria themelore” tha Azemi.
Gjilani njihet si qytet i qetë , dhe falë vetëdijesimit të qytetarëve dhe falë angazhimit të zyrtarëve policor që po japin maksimumin e tyre dhe kanë treguar një performancë profesionale gjatë netëve festive , Gjilani i ka pritur dhe i ka kaluar netët festive në një ambient të qetë dhe të sigurt ka shtuar për më tepër komandanti i stacionit Policor të Gjilanit Remzi Azemi. / Edona Jerliu/