(2LONLINE) – Policia e Kosoves ka zbatuar Planin Operativ “Rrjeta I’’ e ku kanë qenë të angazhuar njësiti i reagimit të shpejtë, njësitet sektoriale, njësitet e hetimeve të stacionit policor në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sipas planit ka pasur tri pika kontrolli në vende të ndryshme në qytetin e Gjilanit, ku janë ndalur dhe kontrolluar gjithsejtë 43 vetura, janë legjitimuar 44 persona, ku prej këtyre personave vetëm një person ka pasur urdhëresë nga Gjykata.
“Më pastaj është vazhduar në kontrollimin e lokaleve, ku janë kontrolluar gjithsej tri kafiteri, ku aty janë legjitimuar rreth 460 persona, prej këtyre me urdhëresa kanë rezultuar gjithsejtë 30 persona, me gjithsejtë 37 urdhëresa”, ka thënë Hashani.
Ai tha se gjatë kontrollimit kanë gjetur dhe konfiskuar 02 qese substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhan, si dhe një cigare, ku dyshohet te jetë substancë narkotike mariuhan, një boks i metaltë, tre briskë dhe një thikë.
“Te gjithë personat që kanë pasur urdhëresa, janë shoqëruar në Gjykatë. Gjatë gjithë operacionit gjithçka ka qen në rregull, dhe nuk kemi pasur asnjë incident” ka thënë zëdhënësi Hashani.. /2lonline/