Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Gjilan, gjatë një pune operative – hetimore ka arritur që të arrestojë mjekun L. M., kirurg nё spitalin rajonal të Gjilanit, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Marrje e Ryshfetit’’.
”I dyshuari i ka kërkuar dhe njëkohësisht i ka pranuar të holla (kesh) në vlerë prej 500€, nё zyrën e tij (qendrën spitalore në Gjilan) nga një qytetar, me qëllim që ta operojë nënën e tij, e cila lëngonte nga një sëmundje në mëlçi.
E tërë puna operativo- hetimore është kryer nën mbikëqyrjen e prokurorit kompetent, i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar urdhrin e ndalimit policor për 48 orë”, njofton Policia.