Policia e Kosovës, përmes një kumtese dërguar sot medieve njofton PK me njësitet e saj ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugor.
Policia e Kosovës, vazhdon kumtesa, në akset rrugore ka caktuar Njësite Policore të Komunikacionit Rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për pajisjen e automjeteve me goma dimërore , zinxhirë për goma, si dhe për respektimin e normave të shpejtësisë së lejuar dhe përshtatja e kushteve të rrugës, gjithashtu edhe ndërmarrjen e masave preventive ndaj shoferëve të cilët janë të obliguar për përdorimin e dritave për ndriçimin e rrugës dhe dritat e mjegullës në rastet e zvogëlimit të dukshmërisë së rrugës.
Me këtë kumtesë Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor, t’u përshtaten kushteve atmosferike si dhe në rast nevoje të përdorin zinxhirët gjatë lëvizjes në akset rrugore ku bora dhe ngricat mund të janë të pranishme, e sidomos në orët e vona kur temperaturat mund te jenë të ulëta e të paraqiten ngrica.