(2L ONLINE) – Refik Hasani, politikan gjilanas, që me prejardhje është nga Lugina e Preshevës thotë se Lapidari i UÇPMB-së në Preshevë do të duhej të kthehet në vendin që ishte, ndërsa ka shtuar se po të ishin këmbëngulës Prishtina e Tirana, lapidari nuk do të hiqej fare.
Hasani, një ish anëtar i Kuvendit komunal të Gjilanit, aktualisht pjesë e një formacioni politik NISMA, ka thënë se po bëhen dy vite kur është hequr në mënyrë të dhunshme Lapidari i UÇPMB-së i vendosur para objektit të Komunës në Preshevë dhe se është e papranueshme që Serbia të heq lapidarë të tillë atje, e në Kosovë zbulohen shtatore të carëve e sulltanëve.
Ai tha se Lapidari tani as pas dy viteve nuk është aty ku duhej të jetë, por se në mendjet e të gjithë ish ushtarëve dhe popullatës së Luginës mbetët në kujtesë andaj të gjithë e presin kthimin e këtij simboli të krenarisë në vendin ku ishte vendosur.
Por, sipas hasnit kjo mundë të bëhet vetëm atëherë kur vendoset reciprociteti i plotë, Kosovë-Serbi, por edhe duhet që faktori ndërkombëtarë ta ketë q të qartë dhe të veprojë pasi Serbia bëri, po bënë dhe po vazhdon të ushtrojë diskriminim mbi këto tri Komuna me popullatë shqiptare. /2L ONLINE/