Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast që ka ndodhur në fshatin Terstenik të Vitisë ku është raportuar një rrahje mes dy vëllezërish, njëri prej të cilëve edhe është plagosur me armë të ftohtë.
Sipas policisë, dyshohet se pas një mosmarrëveshje në mes dy vëllezërve, ka filluar një rrahje me ç’rast i dyshuari ka goditur me mjet të mprehtë, thikë, viktimën në krahun e majtë duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa i dyshuari pas konsultimit me prokurorin është dërguar në mbajtje. /2lonline/