Kryeministri Edi Rama, ka reaguar me anë të një komenti në rrjetet sociale lidhur me reformën zgjedhore dhe kushtet që paraqiti sot kreu demokrat. Sipas Ramës, reforma zgjedhore do të zgjidhet brenda paketës së 18 majit.
Shkruan: Riza Sherifi
Kryeministri Rama ka theksuar se pjesë e reformave zgjedhore duhet të jenë edhe shqiptarët të cilët jetojn jashtë kufijve të shtetit shqiptarë.
“Reforma zgjedhore, brenda paketës së 18 majit dhe nis nga vota e shqiptarëve jashtë kufijve. Idetë e një pale s’janë kusht për tjetrën!”, shkruan Rama.
Neve si shqiptarë të mbetur padrejtësisht jashtë kufijve të shtetit shqiptarë, nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, kërkojmë nga qeveria Rama dhe Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve në Shqipëri, të jemi pjesë e reformës zgjedhore, që të na mundësohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale dhe parlamentare të shtetit shqiptarë.
Jemi dëshmitarë se të gjitha vendet e Ballkanit tashmë janë duke praktikuar një gjë të tillë, ku çdo serb i cili jeton jashtë kufijve të shtetit amë, mund të marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare edhe pse nuk jeton në Serbi. Shembull kemi serbët të cilët jetojnë në Kosovë, Maqedoni , Shqipëri dhe gjatë kohës së zgjedhjeve iu njihet e drejta e votës në vendin e tyre.
Mendojmë se kjo është një e drejtë që na takon dhe nuk duhet të presim edhe shumë vite që të jemi pjesë e votimit të lirë, përmes së cilit zgjidhen udhëheqësit e Kombit Shqiptarë, tek të cilët i ka sytë çdo shqiptarë që jeton jashtë kufijve të Shqipërisë.