Dëshironi të detoksifikoheni lehtë dhe vetëm me disa përbërës? Ja si mund ta bëni:
Limon – Uji i limonit është një pije detoksifukuese shumë e mirë për trupin: lëngu i limonit ndihmon për pastrimin dhe nxjerrjen jashtë toksinave. Shtoni një fetë limon tek një gotë ujë ose shtrydhni limon e freskët tek uji.
Mente – Menteja i jep ëmbëlsi uji dhe ndihmon për tretjen e shpejtë të ushqimit.
Kastraveci – Kastraveci ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon për hidratimin e lëkurës. Shtoni disa feta të holla të kastravecit tek uji për t’i dhënë shije dhe detoksifikuar trupin.
Xhenxhefil – Rrënjët e kësaj erëze ndihmojnë për pastrimin e sistemit imunitar, tretjen e ushqimit dhe fryrjen e stomakut.
Mund t’i shtoni të gjitha përbërësit njëherësh për të bërë një pije detoksifikuese për trupin, shkruan Gazeta Shëndeti, shkruan albeu. Tek një gotë me ujë të ftohtë hidhni 3-5 feta kastravecë, gjysmë limoni, pak gjethe menteje dhe pak xhenxhefil.