Viti – (2LONLINE) – Autoritetet Policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se kanë arrestuar një të dyshuar i cili do të përblallet me ligjin për veprën “detyrim’.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se qytetari I. E. (1959) me banim nga fshati Ramjan komuna Viti, ka paraqitur rastin në stacionin policor të Vitisë se ai përmes thirrjeve dhe mesazheve telefonike për rreth 5 muaj rresht ishte i kërcënuar dhe shantazhuar nga një person i dyshimtë i cili kërkonte nga ai para në vlerë prej 1000 euro, ose në të kundërtën atij do ti ndodhe diçka e keqe.
Hashani tha se njësiti i hetimeve pas një pune mirë të organizuar operative kanë arritur që ta lokalizojnë të dyshimtin A. O. 26 vjeç me banim në fshatin Randobravë komuna Prizren.
“I dyshimti është arrestuar nga policia dhe është sjell në lokalet e stacionit policor të Vitisë ku është intervistuar. Gjatë intervistimit dhe kontrolleve që i janë bërë telefonit të tij janë gjet dëshmi të bazuara se i dyshimti është i involvuar në këtë rast”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, me urdhër te prokurorit të prokurorisë së krimeve të përgjithshme rasti dërgohet në prokurori në procedurë të rregullt. /2lonline/