(2L ONLINE) – Nisma për Kosovën është subjekt i ri politike në Kosovë dhe po shihet të jetë befasi e këndshme politike. Tashmë ajo është kthyer në një lëvizje popullore. Bindja se duhet ndërtuar një shtet ligjor, ku ligji të respektohet dhe qytetari të jetë i lirë bëri që shumë qytetarë të zhgënjyer ti bashkohen kësaj lëvizje çdo ditë e më shumë.
Duke i thënë përfundimisht JO, këtij sistemi qeverisës dhe kësaj mënxyre politike, kosovarët po dëshmojnë edhe një here se janë për një shtet sovran, të lirë dhe demokratik.
Modeli amerikan i demokracisë është një shembull i shkëlqyer dhe dëshmon se edhe pas 236 vitesh nga shpallja e deklaratës së pavarësisë asnjë lider nuk është i pa zëvëndësueshëm.
Po ç’ndodh në Kosovë? Pas 15 vite lufte, gjaku të derdhur dhe sakrificë shqiptarët nuk morën token e premtuar. Fjala demokraci nuk është sundim ajo është një formë e jetës politike të një rendi sundues popullor. Mirëpo problemi nuk është ky, por se si duhet të qeverisë i zgjedhuri.
Pikërisht ky është problemi i deritanishëm në Kosovë. Dy forcat e mëdha politike LDK dhe PDK e kishin pushtetin dhe fatkeqësisht nuk dëshmuan një model qeverisës demokratik.
Partia në pushtet rehatonte miqtë dhe dashamirësit e saj, ndërsa tjetra që vinte në pushtet i flakte në rrugë pa mëshirë.
Atëherë lind pyetja a kanë më të drejtë të kërkojnë votën e qytetarit? Si e ruajtën dhe sa e respektuan atë? Qytetarët duan ndryshim, tashmë janë lodhur nga premtimet boshe dhe utopike të pushtetarëve. Ku ishin deri dje që nuk krijuan hapësira dhe vende pune, dhe përse pikërisht sot po e bënë këtë?
Ka një retorikë të çuditshme këtu. Nisma për Kosovën, është një subjekt politik i cili u krijua nga vullneti i njerëzve të mirë për një jetë më ndryshe. Ajo sot po shihet si një alternative e re politike dhe shpresëdhënëse. Listat e kandidatëve’ Nisma për Kosovën” është një ndër listat më të mira qe elektorati gjilanas ka pasur ndonjëherë. Asnjë nga kandidatët nuk është i përlyer në afera korruptive më parë. Ajo përfaqësohet nga njerëz të rinj profesionistë, të devotshëm dhe të guximshëm.
Fillojmë me kryetarin e partisë, z. Bajram Hasani, Mrsc i Ekonomisë, kohëve të fundit mjaft interesant dhe i përfolur në skenën politike. I zellshëm dhe me një guxim të rrallë politik, është model dhe shembull i shkëlqyer i politikanit bashkëkohor. Veprimtaria e tij e shkurtër politike përplotësohet nga vullneti i mirë dhe vizioni politik, ndryshe.
Valdete Dushica Bajrami, vajzë me prestigj dhe autoritet të pa diskutueshëm, është imazhi i një figure të brishtë të femrës kosovare, del sot në skenën politIke me një guxim dhe një projekt të ri: “Për një Kosovë ndryshe”.
Profesor. Dr. Musa Selimi, Profesor në Universitetin e Prishtinës, është njeriu i cili tërë jetën e tij ia kushtoi rinisë. Figurë e dashur dhe profili i një politikani të kompletuar, denjësisht do ti përfaqësonte interesat dhe vullnetin politik të rinisë kosovare.
Dr:Selami Ramadani, i njohur nga qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës si Koci, është ndër njerëzit më humane që kemi njohur. Profesioni si mjek nuk është aspak i lehtë, është i vështirë, por mjaft dinjitoz Kjo i jep të drejtën atij sot të kërkojë votën e qytetarit të Gjilanit dhe pse jo, të Kosovës.
Mrs. Anila Tusha Kastrati, ligjëruese e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe, e njohur më tepër si ligjëruese e gjuhëve të huaja, me sinqeritet kërkon votën e qytetarëve të Gjilanit. Kufijtë historikë nuk kanë ekzistuar kurrë për të. Jeta e saj ka qenë gjithnjë e lidhur me gjeneratat e reja, me dëshirat dhe aspiratat e tyre.
Prandaj qytetarë të Gjilanit dhe Kosovës mbarë, votoni njerëzit që e meritojnë dhe janë zëri juaj në ditë të mira dhe të vështira, votoni njerëzit që do të jenë zëri juaj në parlament, votoni shpresën dhe vizionin e një jete ndryshe, votoni ardhmërinë tuaj, votoni për një shtet të lirë dhe demokratik, ku të mbretërojë liria, paqja dhe dinjiteti njerëzor.
/Shkrim i sponsorizuar/