(2LONLINE) – Në fshatin Smirë të Vitisë, autoritetet policore kanë bërë të ditur për një aksident trafiku ku ka pas të lënduar. Sipas policisë, një makinë e vetme duke lëvizur nga Vitia ne drejtim te fshatit Smirë me te arritur ne mes te fshatit si pasoj e mos përshtatjes s; shpejtësisë së lëvizjes ne vendbanim dhe mos respektimit të rreth rrotullimit hyn ne anën e kundërt në rrethrrotullim dhe humb kontrollin mbi automjetin përplaset për murin e një shtëpie.
Me këtë rast shkakton aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime te renda trupore, lëndime pësojnë drejtuesi i automjetit I .Sh i lindur 1991 pasagjeret E. S i lindur 1996 i cili ndalet ne Spitalin e Gjilanit ndërsa F. Sh i lindur 1993 pas ndihmës së parë në Qendrën emergjente në Gjilan dërgohet në QKUK në Prishtinë .
Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori i prokurorisë themelore-departamenti për krime te përgjithshme ne Gjilan . Rasti mbetet nën hetime./2lonline/