(2L ONLINE) – Drejtori i drejtorisë për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim , Sokol Haziri me bashkëpunëtorët e tij, kanë vizituar sot fshatin Shillovë e banuar me komunitetin serb, ku është duke u rregulluar rrejti i ndriçimit publik, por, edhe zgjerim të rrjetit gjithashtu, falë përmirësimit të kohës e cila po shfrytëzohet për të kryer punë.
Me këtë rast drejtori Haziri ka thënë se falë përmirësimit të kohës, po vazhdojmë me punë në fusha të ndryshme në kuadër të përgjegjësisë së kësaj drejtorie, e në këtë rast edhe më ndriçimin publik në këtë fshat.
“Ne jemi të përkushtuar që të kryejmë punë, pavarësisht përkatësisë etnike apo gjeografike, sepse qëllim yni është të mbulojmë gjithë hapësirën e Komunës së Gjilanit me projekte dhe sanime në të njëjtën kohë. Në këtë fshat ka ekzistuar një pjesë e ndriçimit publik, por ishte shumë i vjetruar dhe i degraduar, ndërsa tani, pos që është bërë renovimi i këtij ndriçimi, është punuar edhe në zgjerimin e rrjetit brenda nëpër fshat”, ka thënë drejtori Haziri, duke shtuar se është një fshat i integruar në jetën shoqërore dhe do të jetë prioritet sikur edhe të gjitha fshatrat tjera për infrastrukturë të fushave të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën më të mirë të qytetarëve.
Ndryshe, Komuna e Gjilanit është e mbuluar me ndriçim publik në tërësi, me përjashtime të vogla në ndonjë lagje të thellë malore. /2L ONLINE/