(2L ONLINE) – PDK mbajti takimin elektoral të radhës, në fshatin Bresalc. Shpalosi programin e” Misionit te Ri” dhe promovoi kandidatët për deputet. Sahit Abazi tha se Bresalci do të vulosë fitoren e rradhës së PDK-së ashtu siq ka ditur të bejë edhe në të kaluarën. Kjo sepse Partia Demokratike e Kosovës ka programin më të mirë, kandidatët më të mirë dhe liderin e padiskutueshëm z.Hashim Thaqin.
Qemajl Mustafa, kandidat për deputet tha se konkurenti i PDK eshte konkurent i skaduar, pa dinamikë të punës dhe vullnet për të derguar Kosovën perpara. Misioni i Ri ësht program dhe punë e cila mund të realizohet vetëm me një dinamizëm të punës dhe ketë punë të mirë dinë ta bejë vetem kryeministri i Kosovës z.Hashim Thaqi, dhe Partia Demokratike e Kosoves.
Zenun Pajaziti theksoi se fryma e fitorës së PDK-së po shihet në gjithë Kosovën e poashtu edhe në Gjilan. Frymë kjo e krijuar nga puna e palodhshme që bëri PDK për vite të tëra, e punë e cila do vazhdojë edhe për shume vite të ardhëshme.
Salihe Mustafa tha se “gruaja duhet të ketë rolin e merituar dhe vetem Misioni Ri ka plan të qartë që për 4 vitet e ardhshme te bëhet punësimi në menyrë të drejtë dhe të ipet hapsirë më e madhe për femrat”.
Florina Zymberi tha se “duhet të degjohet zëri i deputeteve femra më shumë dhe insistimi do jetë i pakursyeshëm për të arritur ketë gjë. Ne kemi plane konkrete për anamoravën dhe ato plane do të realizohen me ndihmën e PDK- së dhe z. Hashim Thacit”
/e sponsorizuar/