/2L ONLINE/ – Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë vizituar sot fabrikën e përpunimit të tekstilit, Wegner industrie Consulting GMBH” që gjendet për skaj të rrugës magjistrale Viti-Kllokot.
Gjatë kësaj vizite ata janë takuar me investitorët gjerman të cilët theksuan se së shpejti do të fillojnë me importimin e teknologjisë së nevojshëm për përpunimin e tekstilit. Megjithatë investitorët thanë se për shkaqe të ndryshme ata kanë hasur në vonesa në importimin e kësaj teknologjie e ndër to përmendën edhe motin e lig.
Megjithatë investitorët thanë se ata shpresojnë se kjo teknologji do të arrij sa më parë në Viti, me qëllim që të filloi punën fabrika e tekstilit. Përndryshe kjo kompani më parë ka shpallur konkurs publik për pranimin në punë të rreth 500 punëtorëve. Kurse ky investim është i mirëpritur në Viti pasi që sadopak do të ndikoj për të mirë në uljen e papunësisë në këtë komunë. /2L ONLINE/