/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur në një takim përfaqësues nga këshilli i fshatit dhe të mërgatës së fshatit Gjylekarë, me të cilët ka biseduar për të arriturat dhe planet në të ardhmen. Kryetari Haliti ka falënderuar fillimisht mërgatën e këtij fshati për kontributin e deritanishëm që kanë dhënë në përmirësim por edhe mbështetje të projekteve të ndryshme.
“Mërgata po luan një rol shumë të rëndësishëm dhe organizimi juaj duke kontribuar në fondin për fshatin, keni treguar shembull të vullnetarizmit qytetar. Ne si Institucione kemi qenë të përkushtuar që gjatë viteve të fundit të realizojmë shumë projekte në fshatin Gjylekarë, siç është projekti i asfaltimit të rrugëve, ndërtimit të ambulantes, rregullimit të shtratit të lumit Morava dhe përroskave që kanë qenë rrezik nga vërshimet, ri vitalizimi i shkollës dhe projekteb të tjera”, ka thënë Haliti.
Ai përmendur edhe projektet tjera që do të realizohen gjatë këtij viti e që do të jenë shumë të dobishme, por ka vu theksin në asfaltimin e rrugës që lidh këtë lokalitete me Mogillën etj.
Mërgimtari Haki Ismajli, ka theksuar se puna që kanë bërë Institucionet komunale të Vitisë gjatë këtij viti në Gjylekarë, janë evidente dhe për këtë falënderoj kryetarin Haliti për këtë përkushtim. Ai madje theksoi se projektet që janë realizuar deri më tani në fshat nga institucionet, kanë qenë shtytje që edhe mërgata të organizohen që përmes fondit të ndihmojnë projektet.
Edhe mërgimtarët Zeqir Emërllahu, Naser Islami e Berat Halili, shprehën mirënjohje për punën e komunës në realizim të projekteve infrastrukturore në fshat. /2L ONLINE/