(2LONLINE) – Ish-presidenti dhe ish kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, priti një delegacion të Lëvizjes ”Vatra” në përbërje të të cilit ishin Kushtrim Kadriu, kryesues i delegacionit, Enver Haziri, Ibrahim Maliqi, Shkelzen Agaj dhe Arton Behluli, anëtarë të kryesisë.
Kushtrim Kadriu falënderoi Berishën për pritjen vëllazërore që I bëri delegacionit të Lëvizjes “Vatra” dhe e njoftoi me aktivitetin e shoqatës “Vatra” prej themelimit e deri në shndërrimin e saj në Lëvizje Politike dhe me planet e objektivat e Lëvizjes Vatra në të ardhmen.
Ndërsa Enver Haziri njoftoi Berishën me historinë e dhimbshme të qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe me problemet që janë ballafaquar që nga shpërngulja e tyre me dhunë nga forcat serbe në vitin 1999.
Haziri këkroi nga Berisha që ai të shfrytëzoj autoritetin e tij në ngritjen dhe sensibilizimin e opinionit me problemet që ballafaqohen qytetarët që jetojnë në Kosovën Lindore dhe ata qe janë dëbuar, e me theks të veçantë kërkoi që Berishta t’u bëjë presion autoriteteve kosovare të heqin taksën diskriminuese të sigurimeve e cila I ka izoluar qytetarët e Kosovës Lindore.
Ibrahim Maliqi-anëtar i kryesisë, falënderoi Berishën për iniciativën e tij të pajisjes me dokumente të identifikimit për qytetarët shqiptarë të mbetur jashtë trojeve etnike shqiptare, duke e cilësuar si akt bujarie nga ana e Shtetit Shqiptar dhe e Kryeministrit Berisha.
Sipas përfaqësuesëve të Vatrës, Sali Berisha i ka falënderuar ata që morën rrugën nga Gjilani për ta takuar atë, duke vlerësuar punën e Vatrës dhe duke thënë se do të shfrytëzoj autoritetin e tij në zgjidhjen e problemeve të shumta të qytetarëve të Kosovës Lindore, e në veçanti premtoi që në kontaktet e para që do të ketë me zyrtarët shtetëror Kosovarë do të kërkoi nga ta lirimin e qarkullimit të lirë për qytetarët e Kosovës Lindore. /2lonline/