Në ndeshjen Shqipëri-Zvicër që luhet të premten, nuk do të jenë vetëm shqiptarët që do të luajnë për Zvicrën, por do të ketë edhe “zviceranë” që luajnë për Shqipërinë.
Fjala është për katër futbollistë shqiptarë që kanë shtetësi zvicerane ose që luajnë për ekipe të ndryshme të superligës së Zvicrës e këta janë Amir Abrashi dhe Shkelzen Gashi, të dy lojtarë të Grasshoppers-it, Ermir Lenjani i St.Gallenit dhe Samir Hyka që luan për Luzernin. Në këtë kategori kushtimisht mund të hyjë edhe Migjen Basha, i cili luan për Torinon e Italisë.