/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorin e Departamentit për parandalim Alush Beqiri, drejtorin e departamentit për zjarrfikje dhe shpëtim Miran Demiri dhe udhëheqësin e divizionit për vlerësimin e rreziqeve Nijazi Miftari. Vizita e zyrtarëve të MPB-së kishte të bëjë me situatën e krijuar në lagjen “Çamëria” pas rrëshqitjeve të dheut.
Nënkryetari Matoshi e ka shprehur shqetësimin e komunës së Kamenicës për situatën e krijuar dhe ka kërkuar nga zyrtarët e lartë që ti dalin në ndihmë komunës me vlerësimin profesional të situatës në këtë lagje. “ Ne e kemi përcjellë situatën në këtë lagje dhe kemi bërë disa vizita edhe unë edhe bashku me rekomandimet për hapat e mëtejmë” tha nënkryetari Matoshi.
Zyrtarët e MPB-së theksuan se pas vizitës që do të bëjnë sot dhe bazuar edhe në raportet paraprake të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit gjatë javës së ardhshme do t`i dorëzojnë komunës raportin për situatënme rekomandimet për hapat e mëtejmë.
Kryetari Sinani është i intersuar që për këtë qështje pas rekomandimeve të pranuara të takohet edhe me Ministrin e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor Ferid Agani dhe Kryeministrin Isa Mustafa për të kërkuar ndihmën e institucioneve qendrore për këtë problem” tha nënkryetari Fatmir Matoshi.
Drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit Faik Rexhepaj së bashku me zyrtarët e MPB-së i bën vizitë lagjes Çamëria./2L ONLINE/