(Duke e lexuar novelën e Avdi Ibrahimit “ KUSH E VRAU LAJMËTARIN”)
Recension
Shkruan : Jonuz Fetahu
Emri i Avdi Ibrahimit,për një pjesë të lexuesve tanë, viteve të fundit është i njohur, sepse ai u prezantua në dekadën më të vështirë të krijimtarisë letrare dhe artistike tek ne. Ai botoi dy vëllime me poezi:SFIDË PËR MËMËDHENË (1994) dhe GJËMIMI I DARDANISË (1997), mirëpo, sprovën e tij prej krijuesi, ky krijues i letrave tona shqipe e bëri edhe në zhanrin e prozës duke bërë përpjekje që të spikasë tema të përditshmërisë sonë,të njeriut të vogël në hapësirë dhe kohë,jo vetëm për të, por edhe të njeriut që me veprën, përpjekjet dhe angazhimin e vet arriti të vë gurëthemelin e forte të çështjes kombëtare shqiptare,jo vetëm në Kosovë,por edhe më gjërë.
E këtillë është edhe novela e këtij krijuesi “KUSH E VRAU LAJMËTARIN” që,pa dyshim shënon një kualitet të ri në prozën shqipe,e para,sepse Brenda dhjetë viteve të fundit lexuesi nuk ka pasur rast të lexojë një novelë,e cila do të joshë,përkatësisht do ta bëjë për vete,e dyta,lënda apo më mire të themi brumi për të ndërtuar këtë maket artistik është i nxjerrë dhe i sendërtuar duke marrë atë qenësoren që e ka hetuar,e ka prekur,e ka ndijuar,e ka përjetuar me gjitha krajatat, me gjitha baticat dhe zbaticat që ia krijon vetë jeta nëpër horizonte dhe labirinte të kohës. Pse e ka zgjedhur këtë temë autori të tillë për shqyrtim?
Duke e lexuar këtë prozë,dashur e padashur ne mësojmë për një periudhë kohore të gjysmëshekullit të njëzetë,kur vetëdija e njeriut tone u brumos me ndjenja patriotike dhe atdhetare,që bëri përpjekje për t’u çliruar njëherë e përgjithmonë nga zgjedha e tutorial e huaj,por edhe të ndajë -shapin prej sheqerit e njerëzve tanë që ishin kolaboracionist bashkëpunëtorë dhe sahanlëpirës për një kockë premtimi dhe jete komode,duke pasur syzet e errësirës e kurrë nuk e shohin dritësinë që e ndjejnë së pari në shpirt e zemër atdhetarët dhe revolucionarët, bijtë dhe bijat më të shtrenjta të Gjysmës së Atdheut tone.
E këtillë, pra është novela KUSH E VRAU LAJMËTARIN,që heroi kryesor,strumbullari i tërë novelës është atdhetari ynë Jusuf Gërvalla që ra fli për idealet e veta për një ardhmëri më të mire e të lumtur të popullit tone në përgjithësi,por duke mos lënë anash edhe galerinë tjetër të personazheve që nëpër kaptina të novelës,secila veç e veç luan një rol të rëndësishëm,sepse thyhen botëkuptimet,zhvillohet një luftë psiko-filozofike e personazheve siç janë: Brusha një njeri servile në shërbim të të huajit,Hektori një personazh i pa epur dhe që ka piksynim shëmbëlltyrën e Lajmëtarit shkon gjurmëve të tij për ta çuar amanetin e tij në vend, Lulëborën, Vejziun,Vashën, Profesor Kalimashin e shumë të tjerë që secili është gdhendur në mënyrë të veçantë dhe është pikëshënuar, është vijëzuar me virtytet, karakteret e forta dhe të liga, me bagazhin e jetës duke e bartur të mirën dhe të keqen me vete, por që kurrë duke mos harruar se në këtë ndërdyzash kohore njëra pale bie në provim e tjetra, ajo që është brumosur me atdhetarizëm e me edukate shqiptare arrin të dale në syprinë duke përkujtuar gjithherë se vetëm në shembujt e dale nga filozofia dhe psikologjia e jetës, e veprave të mëdha të atdhetarëve tanë që nga periudha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e deri në ditët e sotme, arritën që të notojnë përherë në ëndrrallën e tyre deri të realiteti i ditëve të sotit, pra deri te liria që,siç vërehet në novelë,paralajmërohet se do të ndodhë kur përmes dialogjeve dhe monologjeve që i hasim në këtë prozë aq të lehtë, por që ka një rrjedhë autori, sepse fitohet përshtypja se ai duke bërë jetë më libra e për libra, arrin, pra,ta sendërtojë pikëqëllimin e vetë që ta jap një prozë të nivelit të lartë artistik.Sepse:përmes dialogut të zgjedhur,përmes figurshmërisë, përmes nëntekstit të dhënë në këtë novelë,pa dyshim se mund të thuhet edhe më tepër,por mendojmë se për analiza më të thella,për shkoqitje më të gjerë, do të thuhet paksa më gjërësisht në shqyrtimet dhe trajtesat letrare.
Mirëpo, të themi në fund se për lexuesin tone kjo prozë është një sihariq dhe një mirëkëndje që ndjehet dhe lexohet nga një penë çfarë është ajo e Avdi Ibrahimit,i cili më një përkushtueshmëri e zell, por edhe më një përvojë të nxjerrë nga të tjerët,porse kurrë duke qenë i ndikuar,por duke e ruajtur origjinalitetin dhe stilin e të rrëfyerit arriti të na dhurojë një prozë që do të lexohet më ëndje dhe do të mbahet mend gjatë e do të gjej vend në bibliotekat tona. Urojmë që autori të na befasojë edhe më vëllime të tjera. Urojmë…