(2L ONLINE) – PDK falënderon qytetarët e Gjilanit për korrektësinë dhe qytetarinë që e treguan dje në tubime. Mimoza Shkodra- Bislimi, nga Zyra për informim e PDK- së, ka thënë se nuk pati asnjë ekses edhe pse dy tubime ishin pothuajse në të njëjtën kohë. Ky falënderim i takon qytetarëve të Gjilanit që si gjithmonë treguan se janë të shkëlqyeshëm dhe më meritorët.
Niveli i të bërit “fushatë demokratike” dhe me frymë pozitive nuk lë vend për asnjë ekces. Asnjëra palë nga partitë më të mëdha në vend nuk tejkaluan situatat dhe se këtë PDK e vlerëson shumë lartë dhe falenderon qytetarët e mirë dhe meritore të Gjilanit thotë Mimoza Shkodra- Bislimi, nga Zyra për informim e PDK- së.
/e sponsorizuar/