(2L ONLINE) – Kemi krijua bazament sepse kemi bërë ndryshime të mëdha në Kosovë u shpreh Sami Hoxha para qindra të pranishmëve të rinj, të reja, mosha dhe profile të ndryshme. Por tani kemi kalua një mision tjetër, misionin e 200.000 vendeve të reja të punës, misionin që i prinë kryeministri jonë dhe kryetari i PDK- së z. Hashim Thaçi., thanë zyrtarë për informim të PDK-së.
Të pranishëm në takim ishin edhe kandidatët për deputet të listës së Partisë Demokratike të Kosovës nga Gjilani.
Zenun Pajaziti përshëndeti të pranishmit dhe dhe tha se “ më vjen mirë që jam pjesë e një liste të tillë siq është kjo e PDK-së dhe pjesë e ekipit të ri. PDK- është e vendosur të fitoj bindshëm dhe ju premtoj se do të jemi bashkë në parlamentin e Kosovës dhe proceseve të rëndësishme për Kosovën”.
Labinotë Demi e cila është pjesë e listës së PDK-së nga kualicioni u shpreh se “ kualiteti I PDK- së është pranuar mirë tek qytetarët e Gjilanit dhe më vjen mirë që jamë pjesë e kësaj liste zgjedhore. Uroj qytetarët e R. së Kosovës që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike.
Salihe Mustafa para të pranishmëve u shpreh se “ duhet të votohet misioni i ri, mision për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Qeveria Thaçi III do të përkujdeset për qytetarët, siq u përkujdes për kategoritë e dalura nga lufta, dhe shumë kategori tjera, andaj ju ftoj që të votoni misionin e ri”.
Qemajl Mustafa iu drejtua të pranishmëve dhe tha se “më lejoni të ju falënderoj për punën e madhe që po e bëni, ju falënderoj gjithashtu që më ndihmuat në qeverisje të mirë me komunën për gati 7 vite. Kosova ka ndryshuar me qeverisjen e PDK- së dhe Gjilani poashtu. Lista e kandidatëve të PDK- së është listë larg më e mirë se listat tjera sepse jemi të dëshmuar me punën e mirë. Në Kosovë për fat të keq gjetja e një vendi të punës është privilegj, mirpo pikërisht ky imperativë nis në kohën e duhur me investime të mëdha në ekonomi, fondi 1.5 miliard Euro janë investime për Kosovën dhe qytetarët e saj”.
Florina Kadriu- Zymberi u shpreh para të pranishmëve se “ unë në jetën time i kam realizuar me punë dhe devotshmëri të gjitha arritjet e mija, por ka ardhur koha që të kontribuoj zëshëm nga Parlamenti i R. së Kosovës. Në hartimin e projekteve të mia do të ketë staf profesional dhe këto projekte do të realizohen. Do të jem zë i fuqishëm i anamoravës” dhe rekomandoi që të votohet lista e PDK- së”.
Sabedin Kadriu tha se “ bashkudhëtarë për misionin e ri jemi ne bashkërisht. Në projektin për misionin e ri janë të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi dijen dhe guximin që të mbrojmë dinjitetin e qytetarëve të Gjilanit dhe anamoravës në përgjithësi, andaj ju ftoj që të votoni PDK- në me kandidatët më të mire, bashkë për misionin e ri dhe Hashim Thaçin”.
/e sponsorizuar/