(2L ONLINE) – Në takimin e sotëm të mbajtur me Rininë Demokratike- RDK e Gjilanit u tha se rinia gjilanase po e përqafon “Misionin e ri”, të kryeministrit Hashim Thaçi dhe se PDK do të jetë fituese për herë të tretë.
Mimozë Shkodra- Bislimi nga Zyra për informim e PDK- së tha se aktivistë të Rinisë Demokratike janë duke punuar në teren dhe se do të ndodhë fitorja e cila do të jetë fitore e qytetarëve të Gjilanit dhe të Qytetarëve të Kosovës në përgjithësi.
Shkoda-Bislimi tha se “Misioni i ri”, është mision edhe për rininë dhe si i tillë meriton përkrahje maksimale dhe pa dallime partiake sepse është mision i cili ka ofruar rritjen e numrit të studentëve nga Kosova lindore në Universitetin e Gjilanit dhe ofrimin e Kampusit Universitarë të përmasave Evropiane.
“Gjithashtu “Misioni i Ri”, është alternativë e vetme e perspektivës dhe të ardhmes së të rinjve ngase krijon hapësirë të jetës, dhe gjithashtu është edhe perspektivë për krijimin e gjeneratës së re e cila do të jetë bartëse e zhvillimit ekonomikë, sportive dhe kulturorë”, ka thënë Mimozë Shkodra- Bislimi nga Zyra për informim e PDK-së së Gjilanit. /.2L ONLINE/