(2L ONLINE) – Përfaqësues nga Nëndega e PDK-së në Përlepnicë të Gjilanit thonë se kjo pjesë e komunës edhe sot ka dhënë mesazhin se ata që shumë vite janë përcaktuar për subjektin që do ta mbështesin dhe nuk janë në mëdyshje as për këto zgjedhje se kënd do ta mbështesin dhe ai subjekt është PDK.
Në mbledhjen e nëndegës së Përlepnicës morën pjesë edhe dy nga kandidatët për deputet të PDK-së Salihe Mustafa dhe Zenun Pajazit.
Salihe Mustafa ka thënë se vlerëson lartë pjesëmarrjen masovike të aktivistëve të PDK-së e për mbështetjen e madhe që i kanë bërë gjithmonë PDK-së dhe me këtë po e vulosin fitoren e “Misionit të Ri”.
Ajo i ftoi të gjithë të përkrahin PDK-në që të del bindshëm e para në vend në zgjedhjet e 8 qershorit.
Ndërsa, kandidati tjetër për deputet, Zenun Pajaziti tha se Përlepnica ka pasur veprimtarë të devotshëm gjithmonë dhe është drejtuar gjithmonë në rrugën e drejt së pari drejt çlirimit të Kosovës e pastaj duke e përkrahur formimin e shtetit.
Përndryshe, përfaqësues të PDK-së besojnë fuqishëm se kandidatët e saj në garën për deputet do të përkrahen fuqishëm dhe kjo mbështetje do të vije për ta edhe nga Përlepnica sikurse deri më tani. /2L ONLINE/