(2L ONLINE) – Në takimin e sotëm të koordinatorëve te komisioneve profesionale të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan u informuan për mobilizimin e fushatës zgjedhore dhe u bë njëkohësisht edhe ndarja e detyrave shtesë tek të gjithë anëtarët pranë këtyre komisioneve, ka thënë Mimoza Shkodra- Bislimi nga Zyra për Informim e PDK-së
Ajo tha se qëndrim i përbashkët i koordinatoreve ishte se fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan është i pashmangshëm dhe se Misioni i ri me qytetarët e Gjilanit dhe të Republikës së Kosovës do të jenë fitues.
Prezent në takim ishin edhe dy kandidatët për deputet Salihe Mustafa dhe Qemaj Mustafa të cilët e përshëndetën takimin dhe thanë se kryeministri Thaçi dhe misioni i ri është fitues i pakontestueshëm sepse jemi partia më serioze në vend dhe për sa kundërshtarët tanë politikë i mbajnë premtimet, ne aq kohë e mbajmë kokën nënë ujë, thotë . Mimoza Shkodra- Bislimi nga Zyra për Informim e PDK-së /2L ONLINE/
/e sponsorisuar/