(2L ONLINE) – në takimet e Kryesive të nëndegëve Velekincë dhe nëndegët XVI, X, IX, VIII, VII të PDK- së të mbajtura sot u bë shpërndarja e detyrave të cilat anëtarët e kryesive të këtyre nëndegëve i mirëpritën dhe thanë se këto janë detyrat më të pakta që ne mund ti kryejmë, sepse PDK është partia më e madhe në vend dhe di të punoj dhe ka çka i ofron qytetarit të Gjilanit dhe familjeve mbarë Kosovës, ka thënë Mimoza Shkodra- Bislimi nga Zyra për informim e PDK-së
Sipas saj, kryetarët e nëndegëve u shprehën se “misioni i ri”, është mision për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim moshe dhe meriton përkrahje maksimale. Ajo thotë se në takimet e PDK-së po marrin pjesë edhe anëtarë të partive tjera përkrahës të “Misionit të Ri”.
Shkodra-Bislimi tha se gjithashtu në këto takime prezantuan edhe kandidatët për deputet të PDK-së të cilëve ju dha përkrahje maksimale dhe se kandidatët e PKD-së janë më të mirët dhe do tenë fitues të padiskutueshëm. /2L ONLINE/