Në praninë e qindrave qytetarëve të Mireshit Sami Hoxha tha se PDK është zgjedhja më e mirë, sepse kjo është PDK, partia e cila zhvilloi proqeset më të rëndësishme në Kosovë. Luftën për Liri, Pavarësinë e Kosovës dhe tani zhvillimin ekonomik. Ne kemi kandidatët më të mirë dhe të dëshmuar. Na kan mbetur edhe shumë pak ditë për fitorën e PDK-së.
Zenun Pajaziti falenderoi qytetarët e Mireshit duke u shprehur se “misioni i ri është misioni më i rëndësishëm për Kosovën dhe ju them se nuk gaboni. Ne kemi liderin tonë i cili asnjëherë nuk na zhgënjeu dhe mbajti premtimet”.
Selvete Shurdhani tha se “ne kemi dy kandidate të dëshmuara. Zgjedhni numrin 58, numrin e kualicionit më të mirë të mundëshëm dhe kandidatët më të mire për të na përfaqësu”.
Salihe Mustafa u shprehë duke kujtuar ditët e saj të rinisë dhe tha se “ unë në këtë shkollë jam mësuar të recitoj dhe mësoj , por sot jam ndryshe bashkë me ju. Bashkë për misionin e ri. Unë ju falenderoj që më keni dhënë besimin edhe në 2010 besim që unë e kam dërgu në vend me përkushtim dhe prap nuk do të ju zhgënjej”.
Qemajl Mustafa tha se Mireshi i ka dhënë 4 herë fuqi të jashtëzakonshmë PDK- së në Gjilan dhe Kosovë. Ne me 9 qershorë do të nisim projektin e madhë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Mision që ne bashkë me ju dhe z. Hashim Thaqin do ta realizojmë. Ne kemi liderin që edhe din, edhe don edhe mundet dhe guxon”.
Sabedin Kadriu tha se ju ftoj të jeni bashkëudhëtarë të Misioni të Ri. Nuk gaboni sepse është projekt i madhë, projekt për të gjithë qytetarët dhe familjet në Kosovë. Ne premtojmë por edhe realizojmë. E premtimet e të tjerëve mbahen aq sa ne e mbajmë kokën nën ujë”
/e sponsorizuar/